Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

Pranverën duke pritur

——————————-

Zogjtë më thanë se e bukura e dheut

Po del mbi dhé përseri

Nënën e saj kishin dëgjuar

Të bekonte tokën anembanë,

Persefoni, me çdo uratë, Persefoni…

Mbaj frymën të dëgjoj filizat

Që bashkë me të kryet do të nxjerrin

Nga plisat dimërfjetur…

Në sytë e nënës do të qeshet bota,

Pranverën duke pritur fushave…

/QendraPress.com/