Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

—————————–
Ylli i agimit puth më në fund ballin tënd
Dhe mbush me dritë qënien time,
Rrezatim lumturie
Sa kohë pa të parë kështu!
Kaq ishte! Kapitulloi errësira!
Mjerë hijet! Dot s’do ta shohin diellin
Këtë ditë që po lind mes dy buzëve
Që kohën puthin mbrapsht në lindje…
Një nga një shtrohen e fshihen rrudhat
Që shpirtit ju veshën prej ankthit me dhunë,
Kështu të shkrehur ëmbël në prehje
Sa kohë pa të parë dashuri!
/QendraPress/