Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

NË TJETËR BOTË
Ti vjen tek unë si dielli pas furtunës,
Largohen retë, vend të të bëjnë,
Heshten papritur tërë zërat e botës,
Paqja jote, shpirtin tim pushton…
Dhe pyes veten si rri i patrazuar
Në një botë që dhe të mençurit çmend,
Vragat e gozhdëve më shohin heshtur,
Dhe më heshtur plagët që ende gjak pikojnë…
I largët e i afërt s’di pse më bëhesh,
Ndaj gishtat lëshoj butë mbi ty,
Dhe pse ndiej nën to ngjethjen e ëmbël,
Në tjetër botë, s’di në jemi, humbur, të dy…
/QendraPress.com/