Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

 NJË SYTH PRANVERE

————————————-

Nën tisin e mjegullt dremisin fushat,

Kush e di ç’ëndrrojnë e s’duan të zgjohen,

S’i pyes dhe as që dua ta di,

Me ty dhe mua, jam tepër e zënë…

Thonë se mjegullat, shpesh e çelin motin,

Një diell të bukur pas vetes mbajnë,

Buzëqeshja jote ma ngroh që larg zemrën,

Një syth pranvere, në aortë bulëzon…

/QendraPress.com/