Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

NË GRINË E HESHTJES-

——————————————

I mbylla në kafaz tërë zogjtë që vinin tek ti,

Jashtë, asnjë për be nuk mbeti!

Pa krahët e tyre i heshtur është qielli,

Brinjët e hekurta, pikëllim e zi…

Iku dhe dielli, matanë reve të syve,

Nuk ka më aureola e as ylbere pas shirave,

U ndryshk shkëndija që gjallë mbante zjarrin,

E lagur nga lotët, flet eshka me veten…

/QendraPress/