Çaste poetike me poeten;-Arsinoi Zengo KALLCO

Mos shko,,, sërish tek unë

——————————-

Puhizë dashurie përkëdhel lëkurën

E ndjej akoma ngrohtësinë e puthjes

Mes kafshimesh bulza pikojnë trupin

Aroma e nxehtë na zgjoi!

Shikimi yt ma ndezi zemrën

Seç mu desh të kafshoja pak buzët

Ohhh dhimbje dehëse klitha unë

Me buzë u shëruan ca buzë!

Kjo nuk qënka dashuri veçse, çmënduri..

Hije përndjekëse kudo, ngado

Doja të kisha magjinë e padukshmërisë

Por ndjenjat nuk paska zot ti largojë!

Do ikësh, kohë e gjatë do kalojë

Unë ndryshka ëndrrat në një kuti

Edhe sa duhet të jem këtu për ty

Puhiza e dashurisë mbeti në gji!

/QendraPress/