Çaste poetike me poeten;- Arsinoi Zenko – KALLCO

TI NUK DITE TË DUASH NJË FEMËR”
Kohë e gjatë kaloi por nuk ndryshove
S’munda të bëja këtë mrekulli
Përpjekjet e mia u lodhën u shkundën
Në mendjen e tij kish marrëzi!
I thashë kur çasti i heshtjes do rrëndojë
Dhe unë e zbehur pas hijes time do flas
Kur ti të kërkosh buzëqeshjen e ngrohtë
Atëherë do kuptosh se unë do jem tharë!
Miqësia të shumta do të kesh ngritur
Euforia do të ngrejë lart…lart
Por kur të mbyllësh sytë në vetminë e herët
Fytyra ime do të ndriçojë dhe realiteti
do të vrasë!
Ti nuk dite të duash një femër
Ti nuk dite të dashurosh
Në këtë jetë u dashka lakmia
Dhe mijra fustane të numërosh !
Dhe kur të jesh i vetëm një çast
Dhe malli nëse do të marrë për mua
Kujto se të dashurosh është fat
Që zoti e sjell në duart e tua!
/QendraPress.com/