Çaste poetike me poeten;- Arze HASANAJ

Larg të iki

——————————————

Larg nga çdo gjë do doja që të iki,

Larg nga çdo gjë e të çmallem me vetin

Kjo botë mashtruese u bë krejt rrëmujë,

Njerëzit për së gjalli po e hanë njëri-tjetrin .

E nuk po ju duket asgjë e madhe fortë,

po i fajësojnë tjerët e askush se fajëson vetin.

Shpesh duhet Zotit që ti kërkojmë falje,

dhe pse bëjmë keq Zoti na jep një rrugdalje.

Nuk dinë qa mbjellin as qa do korrin nesër,

shkatërruan botën rinin edhe shpresën.

Njerëzit që fytyrat i ndërrojnë çdo ditë,

me një fytyrë zbresin me tjetër janë ngritë.

I ligu ngrihet e ec sot kudo përpara ,

kurse atë të mirin e poshtëron dynjaja .

Se sot mirësia nuk shitet më në treg,

kur dihet njerzillëku moti këtu ka vdek.

Ngrihen të pa vlerët e krejt të pamoralët ,

ata thyejnë rregulla arrin piedestalët.

Ndërsa askush nuk e përmend atë njeriun sot,

atë që ka vlera plot ,por e njeh veç i madhi Zot.

/QendraPress.com/