Çaste poetike me poeten:- Asja MULGECI

SIMFONI E ARDHJES TANDE

———————————————–

Horizontesh t’vlagët, tufa reshë struken përqafuar,tis i bardhë

dallëndyshet poshtë ballkonit gumëzhijnë,

ç’kor i rrallë

a thue kjo simfoni e ardhjes tande u ba lajmëtarë

Riga shiun thërrmohen ftohtë mbi qerpikë,

rrezet përvidhen, m’puplon faqesh,

ç ‘prekje butë

ç’e marrë ngucje, mallit ngërthet shpuze nën lëkurë,

si bisqet e rrushit n’shperthim, vrulloj poresh ujtë…

Ujvarë t”derdhem due, t’puth sy e buzê,

më deh kjo ngasje, teje lidhë tërkuzë,

gurza epshi cepgojës, rruazë

Ç’muzë tekanjoze, diell dhe rrebesh

idhnimesh lazdrohesh, inatin tjerr litarë,

ballit mbledh rrudhën lastarë

Ani se teje , dashnia prushtë reshë,

pa t’vetë…

Frymë e saj e vetmja rrugë,

agimet ylberon nuancash, purpurtë

horizontet kurrë s’mugë,

/QendraPress/