Çaste poetike me poeten;-Asja MULGECI
ERNASH T’TËRBUEME THURË KUNORË
————————————–
Fundvjeshtës ia mora gjethet e rame,
si rrahje t’vrame n’krahnorë,
puthje t’ thame eshkë…
ernash t’tërbueme thurë kunorë
Ndiej si frymon akullt ,
mezi ngihesh oksigjen, lëngon harrimesh,
imazhesh askund s’më gjenë…
Kokteijl aromash kishe rreth vedit,
jaseminë ,luleborë
e tash gjithçka streçon poresh,
ftohtë borë
Ndërsa pëshpëritë hutimash…
U deshtëm aq fort,
a duhemi prap?…
ç’asht kjo lëngatë shpirtnash,
verbni syshë,
e mbrapsht shtrëngatë
Ndodhë, dyshon njeriu
çka ndjente n’çdo qelizë…
Puhizë yjesh që t’vesh ashtit si melhem,
pa pikë dhimtê, shkim dritën zemrës,
dashninë rrmisht tremb!
/www.QendraPress.com/