Çaste poetike me poeten;-Bahrije Qerimi SPANCA

Jam krenare
—————————–
Jam krenare që jam grua
64 vjet sot po i mbushë
Sot asht dita veç për mua
S’dua askush me ma prishë
Me plotë bindje këtë e them
Edhe më krenare, që jam nënë
Tani më edhe gjyshe
E plotësuar, qysh më ndryshe.
Të madhin Zot e falënderoj
Ka pas gurë në udhën time
Kom mar n’thue, nuk e mohoj
Kur jam rrëzua, kom pas dhimbje
Falë Zotit,në këmbë, po qëndroj.
Gjithmonë e kam dashur të vërtetën
Kam dashtë me dinjitet të jetoj
Me dritë e kam mundur të errëtën
Të madhin Zot e falënderoj!.
/QendraPress/