Çaste poetike me poeten;-Bardha ALIMETA

Fryn ere .
——————-
Deti është i trazuar.
Asgjë s’me sjell veç mallit për ty..
Larg shume larg perëndimesh ti ke ikur
E unë ,dot s’arrij te te prek
Qielli me ofron shkëlqimin e syve te t’u
Deti krahët mban hapur për mua..
Po ti e di qe unë kam frike nga thellësitë
Ti e di qe veç ne krahët e tu
unë mund te qëndroj.
Fryn ere .
Unë ende ne breg,
Deti me josh
Dielli ,po ashtu ,
e unë me sytë nga deti
pres vetëm ty…
/QendraPress/