Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Pas çdo rrebeshi.

—————————

Vjeshta vetngopet,

loz me ngjyrat,

me gjethet,

mbështjell në damarë ngrohtësinë e verës,

retë i bëjnë peligrinazh qiellit,

kreshtat e gardheve i zë bryma,

e ndërsa kopshtet i lë të marrin frymë,

e lë shiun të vadisë tokën,

edhe pse e din që lulet do të thahen,

trulloset mjegulla,

imiton dëborën,

zullum i papërfillshëm mejton,

e nuk ngurron,

ndërmjetëse e heshtur,

e adhuruar,

vjeshta,

bukuri e shumfishuar.

pas çdo rrebeshi,

gjithmonë ka një të mirë të bekuar,

nga tokë e lagësht do çelin filiza të rinj,

do t’vijë sërish pranvera për të lulëzuar.

ndoshta edhe njeriut,

brenda dhimbjes kur rrin,

i fshihet një buzëqeshje që nuk e din.

/QendraPress/