Çaste poetike me poeten:- Behare NEZIRI

KUR ISHA, MES RRUGËVE

———————————————

Më thanë: kur isha mes rrugëve, kah ecjet me drojë

Si një penë e shkëputur, nga ditarët e fëmijërisë

Ec me taket e ëndrrës, se jeta është vetëm një lojë

Në kopshtin e lulëzuar, nga lulet e dashurisë

Më thanë, kurrë mos i prek lulet, e as petalet

Mos i këput, se të mallkon pastaj Perëndia

Si venitjet e lulishteve, kur nga dielli zjarri kotas, kallet

Të terrohen sytë, kur të ik jeta kah dashuria

Më thanë, edhe më shumë se vetë natyra

Qepe jetën, me gjuhën e zemrës, mos harro

Se të merr me vete, rrugë e jetës pa ngjyra

Që nesër ti thuash kohës, të lutem më kafsho

/QendraPress/