Çaste poetike me poeten; Belie Kalemi

DUA…!
________________
Dua të shkruaj,
Po dora më dridhet,
Të vrapoj unë dua,
Po këmbët nuk me binden.
* * *
Dua të qaj,
Po s’më del loti,
Të qesh unë dua,
Dhe pse u ftoh moti.
* * *
Në rrugë dua të dal
, Mes zhurmës së kamionave,
Të bëj një ndalese, Trenit prej vagonave.
* * *
Dua, kohën te ndaloj,
Që po ecën me vrap,
Diellin që po perëndon,
Ta kthej prapë pas.
* * *
Dua…
shumë gjëra dua
Po ç’mund të bëjë një njeri?
Përveç se në krahët e tua
Të mbështes kokën përsëri!
Sarande 21/10/
Mos hesht!
——————–
Edhe kur nuk flet
Me shume te kuptoj
Fjalet qe nuk thua i ve ne rresht
Dhe ne heshtje
Me ty dialogoj.
Ti hesht… ..
.dhe si pa dashur, me lendon
Plagen qe dhemb
Heshtja nuk e sheron.
Mos hesht
Nxirre nga vetja ate qe te mundon
Thyeje heshtjen…
ne copa fjalesh ktheje
Se perveç meje Askush nuk te kupton!
Miremengjes &
jave te mbare ju uroj!
Vetmi….
———————-
Vetmia shpesh me shoqeron,
Ne shoqerine e saj ndjehem e lire,
Nuk me flet, nuk me kundershton,
Dhe mua me duket se cdo gje shkon mire.
Neteve te gjata ne vetmi,
Ne erresiren e nates nje drite kerkoj,
Nata me thote : “fli o njeri”
Dita per pak do agoje.
Mengjesi me kafen ne dore me gjeti,
Kaloi dhe nje nate e veshtire,
Vetmine nuk e pashe,
ku mbeti,
Nje rreze shprese shoh ne te gdhire!
B.Kalemi Sarande 20/05/2019.
Fati i shkruar!
———————
Te shkruash per te tjeret eshte me lehte,
Per veten tende e ke te veshtire,
Do laps te mprehte, do vullnet, Qe llogarite t’i besh sa me mire
. * * *
Jane vitet qe mbi shpine te rendojne,
Eshte udha e gjate qe ke pershkruar,
Here me ngjitje, zbritje apo dhe drejte,
Here ne dimer te acarrte apo vapes perveluar.
* * *
Thone, qe kur lind fatin ke te shkruar,
Po ti nuk di asgje per kete,
Ç’fare eshte prej Zotit eshte e pranuar,
Ti thjesht hap porten, pa thene asgje.
* * *
Jetova dite te bukura dhe te veshtira,
Po asnjehere nuk e pata menduar,
Shpresoja gjithmone ne dite me te mira,
Po ne librin tim te jetes, ndryshe qe shkruar
. * * *
Tani qe jeta ime ka ndryshuar,
Une perseri jetoj me dinjitet,
Zotin falemnderoj qe me ka shpetuar,
Mposht dhimbjen, duke te perqafur..
.O JETE!