Çaste poetike me poeten;- Besa Januzi-REXHEPI

VENDLINDJA
————————————-
U zgjova me lindjen e diellit
Një ditë e re gëzimi po lind filloi e bukur shumë,
Pranë dritarës u ula dhe rash në mendime,
Ka kohë që nuk kam pa diellin të lind në vendlindjen time.
Nga dritarja sodisja bukurit e natyrës
Që veç perëndia ka ditë me fal
Tutje në kullosa kullot bagëtia
Malli kaplon ndjenjat e mia.
Te shelgu afër mullirit të vjetër,
Ku kalonte lumi i fshatit duke gurgulluar
E delet lodhur nga vapa aty mrizonin
E qengjat e hareshëm pranë tyre lodronin
Zemra do të pëlcas nga gëzim i madh
Derisa cicërrimë e zogjve shpirtin ma deh,
Nuk ka vend si Tërpeza ime e bukur
Qetësi shpirti vetëm ku ka lind gjen.
/QendraPress/