Çaste poetike me poeten:-Bjondina AGOLLI

Edhe zemra na gënjen.

———————————–

Aspak kjo jete nuk ka mëshirë

Sa here zemra na ndahet ne dysh

Ste jep pretendime si ne dëshirojmë

Vime te qeshur me lot pse shkojmë

Shtrëngoj mallin ne një përqafim

Aty ne shpirt e mbyll një brenge

Ne folenë e zemrës strukur flejë

Veç aty me dore do ta përkëdhel

Ne udhët e natës egoizmi flet

Pse thotë pranverën ndave ne terr

Mjaftojnë mbi xham veç ca pika shi

i sodis me buzëqeshje po pa dashuri

Dhe kokën mbështes ne lot kurbeti

Laj thaj sytë po malli ne Shqipëri mbeti

Ah kjo jete na shkon si varg ne lume

Kush di te notoje thotë fitova unë

Befasi kjo zemër zhurme na trazon

Te thotë natën e mire te fal një kupon

Te zgjon ne mëngjes me sytë e lotuar

Ketë jete sta fala unë vet e ke dëshiruar!

/QendraPress/