Çaste poetike me poeten:-Bjondina AGOLLI

Në sytë e tu

——————————

Në sytë e tu humba si në det,

valët më morën pa më pyetur vet’,

aty ku nata flet me ëndërrim,

e yjet zbehen prej ndjenjës time.

Më flet me heshtje, më prek me fjalë,

zemra më rreh si këngë në valë,

çdo çast me ty, një përjetësi,

çdo hap i jot — poezia në sy.

Nuk dua botë, as pasuri,

dua veç ty dhe pak qetësi,

ta mbaj dorën në mes të stuhisë,

dhe të jesh drita e dashurise,

Në pritje t’ëndrrës, kur nata më zë,

veç emrin tënd zemra më thërret,

si një melodi që s’ka mbarim,

ti je çdo fillim, çdo përfundim.

Edhe në heshtje, të ndjej pranë,

si frymë e lehtë që prek çdo anë,

me ty çdo plagë bëhet kujtim,

me ty, dashuri, jam plotësim

/QendraPress/