Çaste poetike me poeten;-Blerina BEHARI

Përtej errësirës
————————
Skelete të djegura,
brenda lumit të lotëve,
hedhur andej-këtej
në ujëvarën e jetës.
Kufoma që zbresin,
duke prekur ferrin,
munguar në monotoninë
e viteve të skëterrës.
Errësira mbulon anembanë vendin.
Asgjë nuk pipëtin
në vargun e fjetur;
karvanët që ikin, ikin e vijnë,
e bashkë me ta edhe njerëz të tretur.
Vrapojnë turmat,
të etura nga marrëzia;
fillin e këputur
ta rikthejnë në jetë.
Drejt fundit të pafund
trishton lumturia;
grerëza që zukatin
në ditët me diell.
Sa shumë sundon hipokrizia,
e fjetur.
Respekti iku
te frymorët, pak nga pak.
Shkoi shekulli i çjerrë, i gjymtuar;
ëndrrat e panisura,
ndezur në çardak.
I mjeri fatkeq
dhembjen fort shtrëngoi,
brenda grushtit
që kurrë nuk u hap;
në zemra plasur kudo,
anembanë,
me sytë që u tretën
për jetën që vranë.
Oshëtima e maleve
fuqishëm gjëmoi…
-Popujt dele, që kurrë
nuk u bënë luanë.
Hëna e fikur
nuk e kalon kurrë
meridianin e Grenuiçit.
/QendraPress/