Çaste poetike me poeten:-Blerina PELLUMBI

I Shkruar me Dritë

————————–

Nuk jam një emër i gdhendur

në gurë xhevahirësh floriri.

Në heshtje jam shkruar me dritë,

si zë i pakët, i mpirë.

I flas natës si oshëtimë,

me tinguj të ëmbël dashuroj njerinë.

Në rrugën e gjatë,

të zbathur, të heshtur,

flenë ëndrrat e bardha,

në djep rinë fshehur.

Menduar rri në errësirë,

një dritë që sfidon veten,

lufton me urinë.

Për fjalë të dhëna,

rizgjime të zemrës,

në shekuj do dhuroj timin,

atë të çmuarin emër.

Blerina Pellumbi

/QendraPress/