Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI

Po ikin ata më të mirët
———————————-
Po ikin ata, më të mirët,
Me duart plot kallo, si me trofe.
Mbi shpatulla përtypin dhimbjet e shpirtit,
Me zemrën copëtuar, si me një diell që fle.
Po ikin ata më të mirët, po ikin larg….
E kokën më as mbrapa se kthejnë ,
Ju dhemb mbi sy një copëz jetë,
Mbi buzën që dridhet mallin e mbërthejnë.
Po ikin ata më të mirët ,
Sot zemërthyer dhe të vrarë.
Kjo kohë nuk e njeh më mëshirën,
Pranverat po shuhen sjellin dimër, acar.
Po ikin ata më të mirët, po ikin pa fjalë,
Për ta fjala ishte aq e shenjtë.
Po shuhen si drita e hënës në maj,
Psherëtimat si gjëmim dëgjohen tej e përtej.
Po ikin ata më të mirët zemërthyer të vrarë,
Dashurinë e vërtetë po e marin me vete.
Jetën e mbajnë të varur si në një litar,
Kjo kohë hipokritësh po i kthen në lypsarë.
/QendraPress/