Çaste poetike me poeten;-Blerina PËLLUMBI

Me dritat e shpirtit ndezur
—————————————
Si një poete jetova , me dritat ndezur brenda në shpirt
Mbi shekuj të rrëzuar shpesh udhëtova, në netët me yje të trishtë
U thinja, u përgjysmova dhe sot eci e kërrusur
Me dritat e shpirtit ndezur i buzëqesh sot thinjave aq bukur
Jetova gjithmonë si poete, mes fjalësh të shkruara nën hënë
Ŕrugët e dhimbjes i mbusha ylbere, yjet m’u bënë babë edhe nënë
U përplasa shpesh me vetëtima, bubullima plot egoizëm
Si një ushtar i bindur munda skamjen, heshtur munda dhe frikën
Ndriçova me thirrjen e zemrës, çdo plagë që më pikonte gjak
Dora derdhte vargjet aq bukur edhe kur gjarpërinj më vinin përqark
Me dritat e shpirtit ndezur nga fjalët dhe mirësia
Si një poete vrapova ndër shekuj, qëndrova aty ku lind veç dashuria…
/QendraPress/