Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI

PO LARGOHEN, MË TË MIRËT PREJ TYRE
——————————————
Po ikin, më të mirët prej tyre,
Me duart plot kalluse, si trofe.
Mbi supet e tyre, mbajnë dhimbjet e shpirtit,
Me zemrën e tyre të thyer, si një diell i fjetur.
Po ikin, më të mirët, po shkojnë larg…
Dhe nuk e kthejnë më kokën pas.
Mbi sytë e tyre dhemb një copëz jete,
Në buzët e tyre të dridhura, mbajnë mallin.
Po ikin, më të mirët prej tyre,
Sot, zemërthyer, largohen duke qarë.
Këtë herë nuk njeh më mëshirë,
Ndërsa pranverat zbehen, ato sjellin dimër dhe acar.
Po ikin, më të mirët, pa asnjë fjalë,
Për ta, fjalët ishin aq të shenjta.
Shuhen si drita e hënës në maj,
Psherëtimat e tyre jehojnë si bubullima tej e tej.
Po ikin, më të mirët, me shpirt të lënduar,
Duke marrë dashurinë e vërtetë me vete.
I varen jetës si në një fije,
Kjo kohë e hipokritëve po i kthen në lypës.
By Blerina Pëllumbi
Traslate nga Kujtim Hajdari
· /QendraPress/