Çaste poetike me poeten:-Blerina PELLUMBI

Copëza shpirti….

————————-

Copëza shpirti, fshehur si diamante,

i klithin zemrës heshtur,

luten për paqe….

Horizonte tingujsh violine

zgjohen në qiell,

gozhdojnë shpresën

që dritën thërret në agime …

Copëza shpirti,

grisen në rrugën e jetës,

aty ku ngjizet vetë dashuria….

Zogjtë zgjohen në kujtime fëmijësh,

me gishta që dridhen

luftojnë egon, trishtimin…..

Eh, copëza shpirti, thesare,

erë e një jete plakur

në qiri të së vërtetës…

Blerina Pellumbi

/QendraPress/