Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

FLUTURIM DREJT QIELLIT.

——————————————

Shpirti yt fluturoj në qiell.

U bëre stuhi pa erë,

Fjalët humbën,

si gjethe vjeshte ranë.

Njom loti tokën nëna ime,

asgjë nuk është më si më parë.

Grimca malli fluturojnë pa drejtim.

Imazhi jot shtrihet tej në horizont,

Dimri pa ty çdo gjë e ngrin.

Fjalën , buzëqeshjen,

edhe krejt shpirtin.

Ike qiellit si dritë në perëndim.

Loti sjell dhimbjen e gjallë,

Ndarja e nënës qenka mallkim,

Në qiell shi,

ndërsa në tokë pikon mall.

Pa nënën s’ paska dritë.

Dora e nënës ka kohë që smë ka prekur,

Në lumin e lotit mbyten vetë perënditë,

Çdo gjë më tej duket e vdekur.

Dielli lind po ti nuk je më.

Në universin bosh imazhi largohet si një hije,

Jeta në çast kthehet në asgjë,

Pa nënën,

e hidhur bëhet, pa ngjyrë, dritë dhe pa shije.

/www.QendraPress.com/