Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

BUZËQESH.

————————

Buzëqesh edhe ti, buzëqesh si unë,

Rrezato ndjenjë, diell e dashuri,

Fjalë magjike më thuaj më shumë,

Të të ndjej ashtu, si mua ti.

Ujite, të lutem, lulishten e zemrës,

me ujin e bekuar dalë nga shpirti,

Jepi jetë kështu edhe vetë ëndrrës,

Pas saj jeta vezullim të shëndrriti.

Më dhuro gjithmonë buqeta të bukura .

të lidhura me kordele lumturie,

Buzëqesh pra, ti, ditëve të lumtura,

Të mbushura me fjalë dashurie.!!

/QendraPress/