Çaste poetike me poeten:- Blertë Tmava VESELAJ

DHE TI QESH
—————————–
Dielli ngadalë fshihet pas reve
Ngjyra e kuqe në qiell shfaqet
Dhe ti qesh…
bota mrekullohet.
Muzgu e puth tokën ngadalë
Era e lehtë flokët lehtë i lëkund
Dhe ti qesh…
çdo gjë qetësohet.
Hëna e nusëruar ngadalë shfaqet
Dirigjon yjet si një orkestër magjike
Ti prapë qesh…
nata zbukurohet.
Mëngjesi i ëmbël syçkat i hap
Ditë e re fillon prapë
Dhe ti qesh përsëri…
jeta merr kuptim të ri.
Dhe ti qesh e qesh pambarim
Me qeshjen tënde bota merr ndriçim
Errësirë rreth teje nuk ekziston
Dhe ti të qeshësh… të qeshësh… vazhdon.
Ti dashuron bashkë me jetën
Me lumturinë dhe të vërtetën
Dhe ti qesh…
sa frymë të kesh. /QendraPress