Çaste poetike me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

NË PRITJE TË NJË DRITE
————————————
Nuk të pash
Por erdha çdo mbrëmje
Atje ku shpirti yt më thërriste heshtur.
Fjalët mungonin
Por zemra fliste në gjuhën që nuk harrohet
Atë të shpresës.
Në mes të natës
Një dritë e vogël ndezi emrin tënd
Brenda meje
Dhe Dashuria
Pa zë oa fjalë
U kthye në premtim…
/QendraPress/