Çaste poetike me poeten;- Brenda A.GOJANI

AGIM RAMADANI –KATANA

——————————————–

Nga thellësia e zemrës,

Pikoi gjaku i lirisë,

Trim Agim Ramadani,

Simbol i atdhedashurisë.

Flaka e luftës,

Kosovën kishte kapluar,

Katana kushtrimonte:

Të heqim kufirin e mallkuar.

“Mos qaj Nënëloke,

Syri mos të loton,

Se shpirti im skofiar,

Në Kosovë gjallëron”

“Liria do gjak,

Ajo e ka një çmim,

Unë pa mëdyshje,

Ja dhashë shpirtin tim”

“Liria e Kosovës,

Ishte ëndrra ime,

Jetën time e lashë,

Në Kosharen trime”

Në vend të fjalëve,

Foli pushka e tij,

Mu shterofshin sytë,

Po s’luftova për liri.

/QendraPress/