Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE
EKZISTENCA IME
——————————–
Më lër të të puth mërzinë në largim të këtij fundviti!
Mos më pyet në do të dua sot, nesër, pasnesër,..
Apo vitin tjetër!
Ti beson se të dua ç’ do ditë e më tepër!
Botës së përtejme qetësish
do ti largohem, duke të dashur!
Bindur deri në gjak ndjenjës!
Tani, eja prehrit në pritje,
të lumturojmë momentin!
Ti, gërshetim magjik i bukurisë së jashtme me shpirtëroren!
Fryma jote, ekzistenca ime!
Më lër të të përqafoj fort deri sa të
të ndihej thellë në shpirt.
Dhimbjen të lehtësoj krejtësisht.
Nëse do dhemb akoma më tepër!
Më lër të hyj brenda trupit tënd.
Nuk më mbetet gjë tjetër!
/wwww.QendraPress.com/