Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

ATY KU JETOJNË DASHURITË
———————————————
Metamorfozës së natës me ditën,
pres momentin e paqes.
Ku flutur krahëkuqe më ulet duarsh e universi
në elekuencën tënde kuvendon.
Pres, momentin kur qielli tretet mbi det e diell
i virgjër mbi të pasqyrohet.
Pres, perëndime muzgjesh të zjarrtë, ku me
tinguj ëngjëjsh mbretëria jote mbulohet.
Përkëdhelur ndjenjën kur shpirtrat depërtojnë skutash të thella.
Aty ku, shikim i qartë sheh e adhuron qenien tënde.
Pluhur magjik i shndritshëm, injektohet poresh brenda,..
Në një qiell tjetër ka tufa zogjsh!
Në një qiell tjetër ka pafund ëndrra!
/QendraPress.com/