Çaste  poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

NDJENJË

———————–

Ti, aq e veçantë sa dhe e rrallë.

Aq delikate sa dhe e çmendur.

Aq e qetë sa dhe stuhi.

Në ka diçka që kurrë nuk do më mërzitet,

është dashuria për ty!

Në këtë jetë ku erdhëm të përkohshëm,

Zgjodha të të dua pa asnjë arsyetim!

Mbase jemi një përjashtim !

Nëse thyem ç’ do kod të universit,..

Ndjenja, është mbretëresha që zotëron qiellin.

Një ditë i qetë do të vdisja në prehrin tënd,

Fshehur sytë kur derdhin lot.

/QendraPress/