Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

KUR ZEMRA REGËTIN

———————————-

Një tingull brenda gjoksit më vjen si era e

pranverës në përkundje të lehtë të jasiminit.

Me një trill fluturash e mollëkuqesh ,

Mes iluzionesh,

magjia ime eliksir dashurie.

Nga dëshira ime e papërmbajtshme

të ndjek rrugëtimin e diellit kur perëndon,

kthehem në një vajzë hënore që duke

ecur drejt dritësisë qiellore,

lë hiret dhe linjat e skalitura në segmete qielli,

 humbur në zjarre dëshirash

mes padukshmërisë së natës.

Shfaqur diell verbues.

Vetëm, për atë që do !

/QendraPress/