Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

ËNDËRR E FUQISHME

—————————–

Zhytur mendimet pyllit të largët,

ku troke kuajsh lënë gjurmë

si fshikëllimë ere nën lëkurë.

Mjergulla majë pemësh zvaritur,

gumëzhimë zërash të largët sjellë ,

si zogj të mekur të sëmurë.

Nuk kërkoja vajzën e re,

energjitë, shkëlqimin,

freskinë, bukurinë e humbur, ..

Nuk dëshiroja as të vdisja e re,

për të mbetur e tillë.

Mendoja të mplakesha,

parë ndryshimet mbi siluetë e fizionomi.

Ku ç’ do rrudhë e thinjë lexon një histori.

Aty ku gjithçka kish humbur e

të gjitha duken se kanë mbaruar,

një zë u ndje, veten duaj!

Fajin mos ja hidh fatit as të huajt!

Mjafton një mendim, ..

Një fjalë e ëmbël për të vazhduar.

Në qetësi mendimi, gjendet një rrugë e drejtë.

E gjatë sa vetë jeta, për të luftuar.

Ndryshimet, janë për ata që guxojnë!

Ata që për dashuri, netë mbajnë zgjuar.

Zbardhej,..

E kaltër si rreze dritë në brendësi trupore gjeti fole.

Bota zgjuar me shkëlqim në ar.

Ëndërr e fuqishme, ..arsye për tu ngritur!

Trokiti ndjenja, erdhe ti, ..

si një ëndërr e bukur e marrë!

/QendraPress/