Çaste poetike me poeten ;Brixhilda DEDE

KUR SYRI I QIELLIT NDRICON
—————————————-
Te lutem qëndro me mua sonte,
Zambakët e ujit, prej yjesh vezullues, janë ndriçuar
Dhe duket se bisedojnë me nje mori galatikesh
Mes syrit blu te melankoluar
***
Sot, flasin dhe pemët,
Qe hijen mbi te drunjtën ure kane lëshuar
Kësaj mbrëmje ku bustekuqi fshihej,
Ashtu si trëndafili mbi det valëzuar
***
Ky qiell,
renduar qepallash,
një gorgone mbi batice ledhaton,
Si zbardh kjo dite, ky agim,..
Oret, sekonde shojn’
***
Dy fjale pëshpërime ne buze,
Zëmrën ajrit pulsuar
Largësia,..
s’ eshte ndarje, the;-
Si miliarda kilometra rreze dielli,
Shpirtin pështjelluar
Brixhilda Dede @ 2021