Çaste poetike me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

Larg

———————

Më merr malli për ty …

Se netët tona na janë ngatërruar qiejve

Një fill i hollë i bardhë drite, sillet në

 pagjumin e të dyve…

E kur lindin mëngjeset,këtej dhe andej teje

Unë shkund krahët si fluturat mbi zambakët e ujit

Ditët tona shpejtojnë si trenat

Orë pas ore ngarkojmë mbi vagonë

dëshira çmendurake

Duar që zgjaten ..

Duar që këputen largësive …

E drejt nesh zgjatet e zgjatet një fill i hollë

 i përskuqur perëndimeve …

Më merr malli për ty

E me gjethe shelgu qëndis shtatin tim prej gruaje

/QendraPress/