Çaste poetike me poeten:-Bruna Gjoni PERVATHI

Prej njasaj t’dielle
——————————
Prej njasaj t’dielle
Ditët e tjera mu ban
t’kuqe si rreth hane,
q’vallzon n’kulm t’vet
Këmbonat binin me m’tregue se
mëkati ma i madh asht me i
kthye shpinën dashnisë
Prej njasaj dite ti m u bane
mesha jeme ku lexoja lutje …
Psalmet…
Bekim i bardhë
Udhë që t’pruni pa lajmëtarë
Prej njasaj t’dielle..
Puthjet na janë ba ,zogj mbi buzë
E sytë e tue u ban liqen …ku unë derdh pa pushue muzë
T’diellat mbi dritare varin gjeth lari
Tu pa nga na
/QendraPress/