Çaste poetike me poeten;- Bruna THANASI

Simfonia e verës!
—————————-
Ty o zog, ti Kanarine
Qe këndon, e rri mbi peme
Te dëgjoj, me heq mërzinë
Flas me vete,bej Poeme
S’te kam pare, here te tjera
Kaq te bukur, ne te verdha
Ndofta, te ka sjelle era
Ç’më kujtove, kur unë erdha
Shume vite, kohe me pare
Si ty tani, dhe unë ngjaja
Ngjyre e verdhe, me kish marre
Nuk këndoja, veç se qaja
Gjuhen e zogjve, nuk e dija
As vet ata, nuk me kuptonin
Ne dritare, kur e gdhija
Lotin e syrit, ma lexonin
Sot te dy, ja ku jemi
Njeri-tjetrin, e kuptojmë
Kudo qe shkojmë, e kudo vemi
Gjuhen e lotit, e lexojmë.
/QendraPress/