Çaste poetike me poeten:-Bruna THANASI

Lotin tek ty e derdha!
———————————-
Plot me plage, me ke gjetur
Vjeshte moj e verdhe dylle
Hapin dot nuk e kam hedhur
Te dal jashte,e te shoh yll
Loti jot, me ra mbi supe
Ky trishtim, syrin ma mbushi
Gjetheverdhe cu kepute
Me te rene, i pari shi
Ne dritare, te kam pritur
Z’dija si do hyje ti?
Qielli kupen e ka mbushur
Nga nje lot, i bëri dy
Rri qendro, mbi supin tim
Zonje e madhe, ne te verdha
Tek njera-tjetra, gjejme shpetim
Lotin une, tek ty e derdha!
/QendraPress/