Çaste poetike me poeten;-Bruna THANASI

Lum kush ka një zemër gur!
—————————–
Me thosh nëna, me mijëra herë
Shkruaj c’te duash, por jo për njerëz
Hëna që është hënë,zemërohet ndonjëherë
Kurse njerëzit , do te]ë pickojnë si arez
Të kuptoj bije, qe ke mall
Kur ulesh, shkruan ndonjë varg
Më mirë të shembësh , një mal
Njerëzit s’te kuptojne, kur je larg
Ta ndiej mallin, bija ime
Dhe lotin, që ta puthin faqet
As armikun, mos e pafsh ne mërgime
Shpirti asnjëhere, s’ndien paqe
S’janë o bijë, njerëzit si dikur
Tani te urrejne, pa i dëmtuar
Lum kush ka, një zemër gur
Të durrojë një të shëmtuar!
/QendraPress/