Çaste poetike me poeten;-Brunilda MUSAI

Dashuritë nuk njohin largësi

————————————-

Shikimin hodha ne largësi,

Ku qielli dhe deti puthen bashkë.

Nje zemër qe lutet per dashurinë,

Një varkë lundron detit t’paanë.

Në kilometra e milje të largëta.

Mjegulla vërbon shikimin tim.

Perëndimin e magjishëm kuqelon Hena,

Dashuria merr krahë në fluturim.

Fantazia kalon përtej perëndimit,

Atje ku fshihen miliona sekrete,

Deshmitarë të kohës të c’do fluturimi,

Hena dhe Dielli ruajnë amanete.

Largësia është si pikë referimi.

Por dashurite nuk njohin largësi,

Nuk e zbeh Hëna, Dielli, as perëndimi.

Qëndron e forte deri në përjetësi.

Bruna Musai

/QendraPress/