Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ

NJË LETËR….

——————–

Një letër që e nisa e kurrë nuk u kthye

si shpata e trimit në luftë u thye

në gugëllimat e prronit sa herë turbullua

ah e shkreta letër, me shumë lot u shkrua.

Sa gjatë e prita e kurrë nuk më erdhi

rruga e gjatë , ndoshta shtigjeve e derdhi

po çfaj pata unë që jeta ndryshoj

në netët e gjata , në sytë e mbyllur lexoj.

A thua bojën ja fshiu larg deti

majën kalemit ( lapsit) e theu e treti

ju fola gurëve , mos dikush e gjeti

sa larg , sa larg , humbi e treti.

Një letër e shkrove krejt me gërma dore

penën e ngjeva me lotin në prezore( dritare)

e nisa si ushtarin në luftë pa pushkë

u gris , u lag , u tret e nuk u kthye kurrë.

Frengjitë e lodhun , akoma në jetë

kapakët e vjetër , hala japin shpresë

po kur , do të kthehet ajo letër mallit ?

ndoshta sonte , nesër , po po në gurët e varrit.

NJË LETËR…..

/QendraPress/