Çaste poetike me poeten;- Bukurie BUÇPAPAJ

ZOGU DHE LULJA
——————–
Fluturonte një zog ditë pranvere,
Se pranverat dikur tē ngrohta ishin.
Lule më lule ndalonte merrte erë,
Të njëra pulsoi, ndaloi fluturimin.
Lule e bukur e bardhë dëborë,
A nuk më tregon diçka, mua, ti:
Ku donë të puth ty buzë -njomë,
Se shpirti im digjet sa të pashë ty.
Lule -dëbora me naze uli petalet,
qeshi pa zë, pak sa na u lazdrua.
Ah, zog i malit, kjo lulja nuk kapet,
Andaj, mos u mundo kot me mua.
Zogu,vazhdonte e lajkatonte atë,
Lulja rritej nga ngrohtësia e tija,
Avash u afrua, e puthi pa bërë zē,
Ngadalë e këputi, u mbyll historia.
Ardhur si rrëfenjë e vargjeve të mia.
/QendraPress.com/