Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ
RITËM SHPRESE
————————–
Përtej agimeve –
muzgjeve të pabindura,
E panjohura dremit
kryeneçe,
Sikurse bukuroshja e fjetur,
Kur e emocionuar
pret puthjet…
Shpreson e s’agojnë ato,
I frenojnë muzgjet.
Pritshmëria pa skaj,
Bota misterioze
Horoskopi diç thotë
për shenjën tonë…
Kjo kohë pa kohë,
priten të papritura
Intriga jete koluareve…
Përtej agimeve
dhe muzgjeve
kërshëria zbret –
herë hije, herë terr dritë…
Shpresa frymon – ritmi i saj pa ndalur..
/QendraPress/