Çaste poetike me poeten:-Bukurie BUÇPAPAJ

ÇAST
——————-
Të kishte zbritur flutura mbi çerpik,
T’i puthte aq ëmbël e aq ngadalẽ…
Moment që nuk duhej lënë të më ikë,
Muzë referimi vargëzim në fjalë.
Pranverën e shpirtit ma kish kuptuar,
Me sytë e mi dashuronte dhe ajo,
Zemrat u lindën për t’u dashuruar,
Atë spontanitet deri tek syri e përço.
Livadheve të qenies sime hapëruam,
Më puthte çdo petal ndiesimi njerëzor,
Mblodhëm bashkë nektar, u mjaltuam
Qiejt e lumturisë i preknim me dorë.
Të kishte zbritur hëna nën çerpik,
Shikonte blerimin e syve jeshil të shkruar
Asnjë forcë se bënte nga ti më ik,
Si duket dhe ajo me ata sy ish dashuruar.
/QendraPress/