Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

VJESHTË PA KTHIM
———————————–
Një mur heshtje që ndan dy zemra ,
tradhëtia flitka me gjuhë gjarpëri,
Zëri i shpirtit thyer në mijëra pjesëza,
As demonët besomë nuk janë si ti.
Vjeshtë në qënien tashmë të vrarë,
plagose diellin në sytë e dashurisë,
veç si feniks ngrihem të tërheq zvarrë
Me kthetra shqiponje ligësinë ta grisë.
As sot, as kurrë as ti e asnjeri s’ma vret pranverën,
Sythat e jetës nuk m’i thanë dot askush,
Qeshem me ty,se humbe ti bashkë me erën,
Ike me bishtin ndër shalë ,dimër plakush.
Tashmë një shekull na ndanë nga njëri tjetri,
Shkëmbin nuk thërrmojnë stuhitë,
Ikën një stinë pastaj vjen ai tjetri,
Rrreze diellore , stinë ku flenë hyjnitë/
/QendraPress/