Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

AJO ASAJ -THJESHT ËSHTË NJĒ
——————————
Në një grimcë shkëndije,
që ndizet në brendi të brendisë,
sa mijra pjesë lumturie,
i gjen në gjoksin e dashurisë.
Nuk jam tërmet veç të lëkund,
me nurin që nuk e gjen askund,
As dallgë s’jam po ti mbytesh nê mua,
Detet ,oqeanet ,kalon për fjalën’ Të dua’
E botën tënde e mbledh në një grusht,
Buzëve dashurore ti pihesh si musht,
Armë nuk kam veç të vras në ikje heshtnie,
Mbi zemrën trazuar të lë të bukurat kujtime.
Shigjetë nuk jam veç të godas në zemër,
Si zjarrë digjesh kur thërret timin emër,
Yll më thonē po shkëlqej më shumē,
të rrjedh në vena si vala në lumë.
Domosdoshmëri pa mua ti vdes ngadale
të rrëshqas nëpër duar porsi nji ngjalë,
Si lule kujdesu,afër vetes mbaje në gji,
Brishtësia e saj ,don respekt e dashuri.
/QendraPress/