Çaste poetike me poeten;-Buqe AGOLLI
Iku dhe ky vit
————————-
Ju uroj GËZUAR!
ju miqve të mijë,
shëndet të gjithë të keni,
fat dhe mbarësi.
Sa shpejt kaloi viti
as vetë se kuptuam,
të mirat dhe të metat
në këtë ditë mbaruan.
Një vit mbarësi
paçim këtë herë,
gjithë ditët e vitit
na sjellshin pranverë.
Për te shtrenjtën nënë
uroj shumë shëndet,
lutjet babagjyshi
me vete do ti ketë.
Në mendje do kemi
gjitha ata që sjanë,
dhimbje dhe kujtime
në zemrat tona lanë.
Nesër një vit ndryshe
për të gjithë ne,
2025 sa
sjelltë shëndet dhe hare
/www.QendraPress.com/