Çaste poetike me poeten:-Buqe AGOLLI

Më mungon një….

——————————

Sdi pse lotët seç më shkanë,

është një mall po më djeg xhan,

bien rrëke dhe si ndal dot,

shaminë. mbusha plot me lot.

Më mungon një përqafim,

ikët larg në emigrim,

si s’ju erdhi keq për mua,

A e dini sa shumë ju dua!

Për ju sot paskam nevojë,

për një puthje të më shtrëngojë,

seç u ndamë për së gjalli,

sa i poshtër qenka mall!

Çu bëmë kështu si të huaj,

zemra dhemb,për ju po vuaj,

dikush vetë dhe dikush plot,

shëndet falna,I MADHI ZOT!

/QendraPress/