Çaste poetike me poeten;- Cerazela KONDI

Përse të dua?
———————————–
Nuk ka përse,thjesht të dua!
Më pyet,të mësosh
Përse s’mbaj mëri.
Nuk nxë mëria në dashuri.
Sepse vdes,ska vazhdimësi.
Më pyet të mësosh,çdua,çkërkoj.
Më thua,nuk kam,nuk mundem
të të jap asgjë.
Vetëm zemrën time ta dhuroj.
Nuk dua asgjë!
Vetëm ty!
Dashuria jote,më mjafton
Me dyshim më shikon.
Sytë mbi mua hedh.
Mundohesh shpirtin tim,
zemrën time,të lexosh.
Tek duart e tua,hodha gjithë lotët.
Fjalët,dhimbjet,psetë e mija
që kaq shumë më mundojnë.
Sytë e tua ,mos hidh të vërtetën ta gjesh
në rrugët e humbura,në njerëz të gabuar.
Në stacione, të vetmuar.
Pranë teje erdha,të më japësh dashuri.
Të shoh botën rreth meje
të vallëzojë përsëri.
Me hapat e dashurisë,të çeli,të jetojë.
Të më japësh forcë.
Në ditët që në këmbë,s’mundem të qëndroj.
Të bërtas fort që engjëjt
vetëm lart në qiell,nuk jetojnë.
Dhe çfarëdo që zemrën ma lëndoi
ta hedh larg.
Kaq larg që të mos më gjejë më.
Më të mos më preki.
Engjëjt jetojnë dhe në tokë!!
/QendraPress.com/